Thursday, January 11, 2018

Otello William Shekspir Analiza


Vepra fillon me Otellon,Otelloja ishte një arab i ardhur nga një familje mbretërore,kishte patur shumë aventura dhe ishte çmuar shumë per trimeritë e tij.Pas gjithë atyre aventurave Otello perfundon në Venedik. Aty Otello merr një rol të rëndësishem në senat dhe duhet nga të gjithë.
Otello ra në dashuri me Desdemonën,vajzën e Brabantit poashtu edhe ai një pjestar i senatit.
Barabanti e ftonte shpeshë herë Otello në shtëpi ku kënaqej me historitë qe i tregonte Otello.  Desdemona ishte vajza e veteme e Brabantit dhe të gjithë donin ta merrnin për grua por me qe ishte e vetmja vajzë Brabanti e la të lirë te vendoste vetë, por ajo dashurohet ne Otellon dhe duke e ditur që kjo dashuri nuk do të pritej mirë nga familja e saj ajo vendos të largohet  me Otellon dhe të martohen fshehurazi,Vepra së pari fillon me dialogun mes Jagos dhe Rodrigut  në oborrin e Brabantit natën që Desdemona ik,Jago i thotë Roderigut se edhe pse është nën oficer i Otellos përsëri tenton të hakmerret sepse ai nuk e ngriti në detyrë, thjesht po sajon një lojë hakmarrje , kurse Roderigu ishte një nga kandidatët per martesë me Desdemonen , ata te dy  zgjojnë Brabantin  dhe ai urdheron të nisen për të kapur Otellon ndërsa Jago niset para për ti treguar Otellos.Ne atë kohë tek Otello shkojn 3 gjeneral për ti thën se e kërkonte Duka urgjentisht dhe Brabanti bashkë me Otellon nisen për në guvernë për të folur për pushtimet mes turkut dhe Qipros . Brabanti i trgon dukes se Otelloo i ka bër magji vajzës së tij dhe se ajo  pa dëshiren e saj ka ikur me Otellon, por ai e mohon këtë dhe thërasin Desdemonen dhe kuptohet e verteta , Brabanti e fal dhe vazhdojn të flasin për punët e Guvernes. Duke qënë se  Otello ishte luftëtar shumë i zoti  merr përsipër luften por ka një kerkesë duke thën se donte qe tja sillnin Desdemonen me vete , atë ja beson Jagos tja sjell Desdemonen. Jago i premton Roderigut  se do të arrij të realizoj  planin dhe do ti kthej ati Desdemonën dhe e mer atë me vete në Qipro.. Në Qipro flota turke u shkaterrua nga valët e detit dhe Desdeomona arrin e para  dhe pritet me lavde me pas vin Otello. Jago merrr Rodrigun dhe e nxeh te bëj veprime të këqia ,thurin kurthe dhe intriga ashtu që shkaktohet një zenkë mes Roderigut dhe Kasit ,leftenarit te Otellos, kur njësia e Qipros dha urdhër të kremtohet dasma e Otellos ,Jago deh Kasin dhe e nxit që te zihet me Roderigun dhe nxjerr fjalë se Kasi dashuronte të shhoqen e Otellos. Kasi zihet me Roderigun dhe Otello e qorton dhe e nxjerr nga puna .Kasin e keshillon Jago te flas me të shoqen e Otellos për ta bindur gjeneralin të mos e largoj nga puna ndërsa Roderigut i thotë të flej ne ndonjë dhomë në qytet.Ne keshtjellën  e Otellos vijnë disa muzikantë por gaztori i ndalon ato duke pretenduar se mzika ishte e ashpër ,Jago thëret Desdemonen por del Emilia dhe i tregon se Desdemona ishte duke e lutur te shoqin per Kasin,por Kasi këmbëngulte se do të fliste vetë me Desdemonën ,ajo i premton atij se do të bëj çmos për ta bindur të shoqin,Desdemona vazhdo të lus Otellon dhe Jago shtiret sikur po dyshon tek zonja per Kasin por nuk do tja tregoj Otellos,me pas i thotë Otellos tja vër mendjen gruas se ndoshta po e tradhëtonte me Kasin dhe i thotë Jagos se do ta vër Emilinë të përgjoj zonjën,.Desde,mona dallon sjelljen e Otellos por ai arsyetohet se ka dhimbje koke ajo tenton tja lidhë kokën por ai thotë se shamia është shumë e vogël  dhe ajo shami ra në dorën e Emilis dhe ajo ja jep  te shoqit Jagos,, Otello i kërkon Jagos prova dhe ai thotë se natën që flejti në shtëpinë e Kasit gjatë natës Kasi i përgjumur pandehi se Jago ishte Desdemmona  dhe perkedheli atë poashtu sot ai ja pa Kasit shaminë e zonjës dhe Otello plotësisht beson dhe me urrejtje urdhëron të vrasin Kasin brenda 3 ditëve dhe bën Jagon leftenar . O tello i Kërkon Desdemonës shamin që ja kishte dhënë në takimin e parë ,ajo shami ishte dhënë babait të otellos nga një magjistricë  dhe nese gruaja do  ta humbte atë shami burri i saj do tu hidhte sytë grave të huaja ,por Desdemona akoma vazhdon të flas për Kasin. Kasi vjen dhe lutet përsëri tek Desdemona dhe ajo i premton se do te bëj gjithëçka . Bjanka e dashura e Kasit e takon Kasin dhe i ankohet se përse nuk e ka takuar atë me ditë por ai i jep shaminë dhe i thotë se e gjeti tek dhoma e tij dhe ëshironte një kopje si kjo sepse e pelqente shumë.Jago bën kurth ku bisedon me Kasin për Bjanken dhe në atë moment vjen ajo ku bërtet duke thënë se ajo qea kishte lënë në dhomë nuk e linte Kasin të shkoj tek ajo, Otello i fshehur përgjon gjithëçka dhe sheh shaminë e tij. Otello vendos të mbys gruan por Jago e këshillon të mbys atë në shtrat. ne atë moment vin Ludoviku dhe sjell një letër ku Kasin do të bënin guvernator ,ajo akoma vazhdon të mbroj Kasin dhe Otello nga iinati e goditi atë  para LUdovikut . Otello bisedon me Emilin dhe ajo mohon çdo fakt thërret Desdemonen dhe ajo betohet se është e pafajshme dhe Otello i kërkon falje . Roderigu ankohet tek Jago se kur do të merrte Desdemonen por ai tha se do të duhet të vras Kasin që Desdemona të mos largohej , atë natë desdemona vesh nje veshje të bukur dhe qarqafet e bardhë edhe ajo vet e ndiente so të ndodhte diçka ,atë natë Otelo mbyt desdemonen dhe kur bien këmbanat degjon edhe lajmin se Kasi ishte vrarë nga Dikush , ne fund ai e kupton krejt të vërteten fal Emilis por tashmë ishte vonë dhe nga i keqi qe kishte Otello vret edhe veten . Otello  ëeshtë një nga tragjedit më të mira të Shekspirit